Agani: Amerika shtyllë e paqes dhe sigurisë botërore

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka uruar qeverinë dhe popullin amerikan, me rastin e 240 – vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.

Lexo edhe: Mustafa uron për 4 korrikun

“Urimet më të përzemërta me rastin e 240 – vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, shtetit dhe kombit mik Amerikan që i qëndroi afër kombit shqiptar dhe Kosovës në ditët më të vështira të historisë së tyre, modelit për organizimin e shtetit ku respektohen në plotni liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërmarrësia dhe standardet më bashkëkohore shkencore dhe profesionale; shtyllës së paqes dhe sigurisë botërore”.

Lexo edhe: Flamuri i SHBA-ve ngritet në Prishtinë për nder të 4 korrikut

“Zoti i Madhërishëm e bekoftë miqësinë e përjetshme të kombit Shqiptar dhe atij Amerikan”, thuhet në urimin e liderit të PD-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta