Adriatik Kelmendi për pamjet e shkeljes së Almirit: Tmerr tmerr tmerr

Gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi ka mbetur i shokuar pasi ka shikuar pamjet e rastit tragjik që ndodhi në Maqedoni, ku ndërroi jetë katër vjeçari, Almir Aliu.

Në përmjet një postimi në “Facebook”, Kelmendi ka thënë se çmenduria ballkanike vazhdon të prodhoje kafshë te këtilla, duke aluduar pë r vozitësin maqedonas, Boban Iliç.

“Nuk me ka ndodhur shpesh të mbes pa fjalë, por ketë radhe kalon çdo nivel te menduar njerëzor”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pamjet e shkeljes se qellimshme me veture te 4-vjeçarit Almir Aliu jane nder gjerat me tronditese e shqetesuese qe kam pare ne jete, dhe te mos harrojme se jam nga gjenerata qe ka perjetuar luften e kam pare çmenduri gjithefaresh!

Nuk me ka ndodhur shpesh te mbes pa fjale, por kete radhe kalon çdo nivel te menduar njerezor.

Kush nuk i ka shikuar, sinqerisht e lus te mos i shikoje.

Tmerr, tmerr, tmerr!

Çmenduria ballkanike vazhdon te prodhoje kafshe te ketilla!

Ngushellime familjes Aliu dhe te gjithe atyre te cileve u ka mbetur ende nje grimce njerezi!

Temat
LajmeVend

Të afërta