3 të vdekur nga sulmi afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë

Të paktën tre persona janë vrarë nga një shpërthim afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë, në Arabinë Saudite, të hënën, përfshirë një sulmues vetëvrasës dhe dy oficerë të sigurisë, ka raportuar televizioni shtetëror Al-Arabiya, transmeton gazetaexpress.

Sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin teksa oficerët e sigurisë po hanin iftar, ka raportuar ky televizion.

Lexo edhe: Shpërthim pranë xhamisë së profetit Muhamed në Medinë (Foto)

Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pas incidentit që ka ndodhur pak kohë më parë.

Lexo edhe: Pamje nga shpërthimi i dytë në Medinë, copëza të trupit gjithandej (Video, + 18)

Temat
BotëLajme

Të afërta