13 vjeçarja e zhdukur në Sarandë, e ëma: Dyshoj se e ka mashtruar një 33 vjeçar

Largimin prej më shumë se 24 orësh nga banesa të13 vjeçares nga Saranda, familjarët e saj e lidhin me një rrëmbim të mundshëm.

Të paktën kështu shprehet e ëma e 13 vjeçares, e cila ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

Mamaja e vajzës, Floresha Qorri duke folur për mediat ka thënë se dyshon tek një burrë 33-vjeçar të pamartuar nga Gramshi që shkonte shpesh tek shtëpia e tyre.

“Kam dyshime se më ka mashtruar vajzën. Që kur është larguar vajza edhe ai nuk ka ardhur më” ka thënë ajo.

maxresdefault_1467656136-8360087

Temat
LajmeRajon

Të afërta