10 makinat që i çmendin meshkujt (Foto)

Këto janë dhjetë makinat që meshkujt e cilit do vend i duan njëjtë, ato kanë fituar të gjitha votat për të qenë makinat më të dëshiruara. Ia vlen të humbni pak nga koha juaj për ti vlerësuar edhe ju vetë.

JAGUAR XF PREMIUM LUXURY

JAGUAR XF PREMIUM LUXURY

Nëse ju e pëlqeni luksin, kjo është pikërisht ajo që ju duhet të keni. Ulëse lëkure me ngrohje, indikatorët në ekran me prekje për t’ju ndihmuar të parkoni makinën më lehtë, pasqyra reflektuese për t’ju ndihmuar gjatë natës, motor turbocharged, veturë me tetë-shpejtësi ‘smart transimition’, ‘stop-start’ dhe shumë më tepër. Me shpejtësi maksimale prej 149 kilometra (km) dhe 60 km në 6.7 sekonda, kjo është një makinë mjaft të mirë. Çmimi sillet midis 45,000$ dhe 95,000$.

HONDA (ACURA) NSX 2015

HONDA (ACURA) NSX 2015

Kjo bukuri nuk është ende në shitje, por ja ku mund ta shihni para se ta takoni drejtpërdrejtë. Është planifikuar të dali në shitje këtë vjeshtë. Honda u ndal së prodhuari për një kohë, por tani kthehet me NSX 2015, një model të ri i mahnitshëm. Adhuruesit e Honda-s po e presin atë me padurim. Ata nuk e kanë zbuluar shumë por thuhet se do të jetë ndër makinat më të rehatshme nga prodhuesi në fjalë.

CHEVROLET CORVETTE C7

CHEVROLET CORVETTE C7

Përveç dukjes së saj, gjëja më mbresëlënëse në lidhje me këtë makinë është motori: 6.2-litra V8 LT1 – një motor i vogël shtesë me tre inovacione të mëdha: menaxhimi aktiv i karburantit, koha e ndryshueshme e valvuleve, dhe injeksion i drejtpërdrejtë. Ajo vjen me gjashtë shpejtësi automatike ose manuale me shtatë shpejtësi. Në krahasim me gjeneratën e mëparshme, nuk është një veturë e ulët për toke- në mënyrë të konsiderueshme kësaj radhe ka rritur edhe hapësirën e bagazhit. Megjithatë, kjo makinë është e mahnitshme për shumë arsye, dhe në qoftë se e keni blerë atë, atëherë e dini se bagazhi është gjëja e fundit që ju bie në mendje.

Për një makinë që peshon vetëm 1.5 ton, Lamborghini Aventador është tepër i fuqishëm. Me një V12 6.5-litërsh dhe shpejtësi maksimale prej 217 km/h, ecën duke ju lënë pafrymë. Dhe kjo është arsye pse çmimi i saj shkon nga 400,000$ – 440,000$. Të tilla makina në botë do të jenë vetëm katër mijë, ngase prodhimi i tyre është, natyrisht, shumë i ngadalshëm, por i vlefshëm për ta pritur.

FERRARI 458

FERRARI 458

Ata thanë se kjo makinë do të zëvendësonte modelin 430, por ata e bënë atë krejtësisht të ndryshëm. Më të mirë. Shumë më të mirë. Tepër të fuqishme, me 4.5-litërsh V8, arrin 62 km/h në 3.3 sekonda. Duke e vozitur këtë makinë (1.4 ton) do të ndjeni sikur ju jeni duke fluturuar. Çdo përpjekje për të përshkruar pamjen e jashtme do të jetë vetëm një humbje kohe, kështu që ne jemi duke ju dhënë një foto për të shijuar. Kjo gjë e bukur mund të jetë e juaja për 237,000$. Ju do ta dashuroni këtë makinë për tërë jetën tuaj, thonë ekspertët e vozitjes.

ASTON-MARTIN RAPIDE

ASTON-MARTIN RAPIDE

Motori 5.9 V12 është vetëm një nga gjërat e madhe në lidhje me këtë gjigant me katër dyer. Me 470 kuaj-fuqi dhe i aftë për të arritur 60 km/h në 5 sekonda, kjo makinë është mjaft e fuqishme, pa marrë parasysh sa i çmendur je në vozitje kjo do ti kaloj pritjet e juaja. Ajo vjen me gjashtë shpejtësi, në versionin “touchtronik” automatik. Brendësia e saj është po aq mbresëlënëse sa vetë pamja e jashtme. Kjo nuk është vetëm një makinë me cilësi të lartë, kjo është një banesë e rehatshme. Ajo duket e mahnitshme edhe për nga çmimi, kushton 201,000 $.

BENTLEY MULSANNE

BENTLEY MULSANNE

Me motor-turbo 6.75 litërsh V8, kjo makinë është me të vërtetë mbresëlënëse. Kjo është në fakt e vetmja nga modeli Bently me motor të. Me gjithë peshën e saj (2.6 ton), ajo ndihet e lehtë në vozitje, është e shpejtë dhe e fuqishme dhe arrin 60 km/h në 4.9 sekonda. Mjaft e mirë për një makinë të një “njeriu shumë të rëndësishëm”. Për vite të tëra, Bently ka qenë një simbol i statusit dhe klasit. Nëse doni një makinë luksoze, ju e keni gjetur atë – me çmimin prej 306,000 $.

CHEVROLET CORVETTE C6 ZR1 – THE BLUE DEVIL

CHEVROLET CORVETTE C6 ZR1 – THE BLUE DEVIL

Kjo makinë e mahnitshme vjen me një motor 6.2-litërsh V-8, me kompresor dhe 638 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale prej 205 km/h. Ka kontroll magnetik selektiv me 2 modele: sport dhe turne. Kjo makinë është mjaft e lehtë (1.5 ton). Duket si një makinë sportive, por në të njëjtën kohë ajo është elegante dhe e stilit të lartë. Në qoftë se ju e doni atë, ju mund ta merrni për 112,000 $- 130,000$.

PORSCHE 918 SPYDER

PORSCHE 918 SPYDER

Ky hibrid ka një motor 4.6-litër V-8, dhe 2 motorë elektrik. Ka 887 kuaj fuqi (608 nga motori kryesor dhe 279 që vijnë nga dy motorë elektrike). Spyder është i aftë për 62 km/h në vetëm 2.5 sekonda. Fuqia e baterisë zgjat rreth 12 kilometra. Një tjetër risi e tij është versioni 4 timonësh. Çmimi fillestar është afërsisht 848,000$, dhe ka edicion i kufizuar.

MASERATI GRANTURISMO S

MASERATI GRANTURISMO S

Maserati GranTurismo është lansuar në vitin 2007, dhe në vitin 2010 ata bënë një version edhe më tërheqës (dhe më i shtrenjtë) – një Cabriolet. Ky “tigër” ka një motor prej V8 4.7-litra dhe 434 kuaj-fuqi, arrin 62 km/h në 4.9 sekonda. Shpejtësia maksimale është 183 kilometra për sekondë, e cila është më shumë se e shpejtë për një automjet që peshon 1.8 ton. Kjo makinë është një nga ato që nuk mund të përshkruhen me fjalë, kështu që nëse i keni parat, bëjeni tuajën për të rreth 150.000 $.

Temat
Teknologji

Të afërta