Rikthehet Nicolas Sarkozy, do kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Francë

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Franca ku ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy jo vetëm që lajmëroi dorëheqjen nga kreu i partisë së tij konservatore por deklaroi se do të kandidojë sërish për postin e presidentit.

Sarkozy lajmëroi Partinë Republikane se ky ishte takimi i fundit si udhëheqës i saj dhe se në 2017-ën do donte të rikthehej si President, post që e humbi ndaj Hollande në vitin 2012 .

Por ana tjetër në këto zgjedhje Presidenciale, Sarkozy do të përballet me 13 anëtarëve të partisë së tij, që kanë shpallur gjithashtu kandidaturat e tyre ndër ta edhe ish-ministri i Jashtëm Alain Marie.

Mbështetësit e republikanëve dhe parti të tjera të djathta dhe të qendrës së djathtë do të votojnë në nëntor për kandidatin i tyre në Presidencialet e vitit të ardhshëm, që do të përballet me Marine Le Pen nga “Fronti Kombëtar” dhe një socialist, që pritet të jetë sërish François Hollande.

Temat
BotëLajme

Të afërta