Revoltohet Rozana Radi, ja shqetësimi i saj

Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, është revoltuar shumë me shoferët kësaj rradhe dhe shqetësimin e saj e ka shprehur në një status në Facebok.

Ajo thotë se duhen ndaluar përdorimi i borive dhe për këtë duhet të bëhët një ligj sa më parë.

Je në semafor, hapet jeshilja dhe sa të bën koha të fusesh marshin vërshojne boritë pas teje. Ti ndalon se po kalon dikush në rrugë, vërshojne boritë orar pa orar. Burra e djem, vajza e gra “shofere”, hyjnë në rreth rrotullim pa i dhënë përparësi atij që është në rreth. Parakalojnë në rrugë të ngushta ku të bllokojnë aty me minuta. Edhe kush jane këta?

Ti shikon disa makina të shtrenjta me njerëz me “pordhë” brenda. Meshkuj që shajnë përtej xhamave të këtyre makinave, sepse ti nuk hipën në totuar për t’i liruar rrugën. Oh… moj Shqipëria ime…”, – shkruan Rozi.

Rozana Radi

Temat
Showbiz

Të afërta