Pelle me mesazh emocionues pas humbjes nga Gjermania

Graziano Pelle u shpreh në mënyrë mjaft emocionale pas humbjes së Italisë nga Gjermania në Euro 2016.

Azzurët u elminuan nga çerekfinalja pas gjuajtjeve të penaltive dhe sulmuesi i Southamptonit ishte një prej atyre që humbi penaltinë.

“Përkundër epilogut pikëllues, gjithmonë do të mbaj në zemër kujtime fantastike të një grupi me 23 luanë”.

“Nga dita e parë e stërvitjes deri te kjo ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin në të mirë e në të keq”.

“Fatkeqësisht futbolli është përplot me momente të paharruara dhe ka tjera që duhet të harrohen, por mbetet loja më e bukur në botë. Unë e dua futbollin”.

“Faleminderit gjithë kombit që na ka përkrahur deri në frymën e fundit. Jam krenar që jam italian”, u shpreh Pelle.

GrazianoPelle

Temat
BotëSport

Të afërta