Kjo është poezia prekëse që iu kushtua Almirit të vrarë (Foto)

​Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Kumanovë, ku një grup maqedonas të prirë nga Boban Iliç e mbytën Almirin 4-vjeçar dhe i lënduan rëndë prindërit e tij në spitalin e Kumanovës, ka prekur shqiptarët, të cilët po solidarizohen me familjen e Almirit.

Në të gjitha rrjetet sociale, shqiptarët ku do që jetojnë po solidarizohen me dhembjen e familje së Almir Aliut, duke vendosur foton e vogëlushit 4-vjeçar.

Për veç dhembjes që shprehin për vrasjen makabre të vogëlushit, ata kërkojnë dënimin për autorët e krimit dhe po ashtu kërkojnë t’u jepet fund krimeve dhe urrejtjes së pashpjeguar që një pjesë e maqedonëve kanë ndaj shqiptarëve.

Siç raporton Teleskopi.net, “Me Almirin”, “Unë jam Almiri”, janë tekstet që i janë bashkëngjitur fotove të Almirit, ndërsa shumë qytetarë veç shprehjes së ngushëllimit e komenteve, kanë shkruar edhe vargje për Almirin.

p_1467535732-4997028

Temat
LajmeRajon

Të afërta