Itali, punëtorin shqiptar e zënë poshtë gërmadhat, rrezikoi jetën

Një punëtor ndërtimi shqiptar rreth 40 vjeç, banues në Ponta Egola në Itali, mbeti i plagosur rëndë, teksa punonte me ekskavator për të hapur një gropë dy metra të thellë.

Shqiptari ra nga mjeti papritmas, teksa u shemb një ndërtesë aty pranë duke e zënë poshtë.

Kolegët e tij ndërhynë, duke e nxjerrë nga gërmadhat.

Ky aksident i shkaktoi plagë të shumta shqiptarit si dhe dhembje.

Ai u dërgua në spital për kujdes intensiv në Empoli, ndërsa mbrëmë vonë u transferua në Careggi për ndihmë të mëtejshme.

1429553182-0-incidente-sul-lavoro-grave-27enne-ispicese-638x400-jpg-655x350-620x331_1467549495-4405986

Temat
LajmeRajon

Të afërta