Gjuriq: Vazhdon fshirja e gjurmëve të ekzistencës së serbëve në Kosovë

Vendimin që fshatit Babush i serbëve t’i ndryshohet emri vetëm në Babush nga ana e asamblistëve të komunës së Ferizajt, drejtori i zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq e ka quajtur tentim për t’i fshirë gjurmët e ekzistimit të serbëve në Kosovë.

“Autoritetet lokale në Ferizaj me këtë veprim po bëjnë pastrim etnik”, tha Gjuriq për mediat serbe.

Ai tha se asamblistëve të Ferizajt nuk u pengon vetëm prania e serbëve por edhe historia serbe andaj kjo nuk është asgjë tjetër vetëm manifestim politik shovinist dhe urrejtje e hapur.

Temat
LajmeVend

Të afërta