Estrada në kanagjegjin e vajzës së Shkurte Fejzës, mungon Shyhretja (Foto)

Mbrëmë vajza e këngëtares Shkurte Fejza ka organizuar kanagjegjin me shumë të ftuar.
Padyshim që në këtë festë të familjes së këngëtares nuk kanë munguar kolegët e saj, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm në këtë festë ishin Motrat Mustafa, Lori, Violeta Kajtazi, Mihrije Braha, Edona Llalloshi, Gili, Vjollca Buqaj, Violeta Kukaj, Adelina Thaqi, Vjollca Haxhiu etj.

Disa prej këngëtareve nderuan miken e tyre Shkurte Fejzën duke kënduar disa këngë në këtë festë. Por ajo që nuk u pa në këtë kanagjegj është Shyhrete Behluli.

Më herët ka pasur fjalë që Shkurta dhe Shyhretja kanë prishur raportin e tyre dhe më nuk flasin, mirëpo këtë gjë nuk e ka konfiruar asnjëra palë.

13599795_1127224353987139_3258555674924256191_n

13590306_1029135103838815_4080682283495377456_n

13590268_1039899069429032_2779436757466073153_n

Temat
Showbiz

Të afërta