Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë, njëri në gjendje të rëndë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në kafen :”Bahçe” që është në pronësi të Ekrem Llukës në Pejë.

Dy persona kanë marrë lëndime nga shpërthimi i një granate dore në një lokal në Pejë.

Nga Policia e Kosovës, Xhevat Ibraj tha për lajmi.net se një 16-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa një 19-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit, është liruar për në shtëpi.

Ibraj thotë se në orën 00:40 në lokalin “Bahçe” ka ndodhur një shpërthim.

“Mjeti shpërthyes Grenate dore A4 ka lënë të lënduar rëndë personin E.T i lindur më 08.08.1999, ndërsa personi i dytë E.H i lindur në vitin 1996 pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Pejës është liruar për në shtëpi. Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe po punohet bashkë me prokurorin e shtetit për të zbuluar motivin dhe rrethanat për kryesin e kësaj vepre”, tha Ibraj.

Policia e Kosovës akoma nuk ka asnjë të dyshuar për të rast dhe akoma nuk e di motivin e kësaj ngjarje. /lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta