Balena e ngordhur rrezikon të shpërthejë në breg të detit (Foto)

Një balenë gjigande është gjetur të shtunën e ngrodhur në plazhin e Ischitella në Napoli .

Balena kishte një të çarë të madhe, pasi mund të jetë prekur nga helikat e ndonjë anijeje dhe ka ngordhur si paosjë e gjakrrjedhjes.

Balena rreth 9 metra e gjatë u vu re nga plazhistët rreth 100 metra larg bregut dhe pritet të zhvendoset nesër.

Në fakt operacioni për zhvendosjen e saj ka nisur që pasditen e djeshme, por pa mundur ta hipnin mbi një kamion, pasi ekzistonte rreziku i shpërthimit nga gazrat që lirohen gjatë procesit të dekompozimit.

Kështu në pritje të largimit, u vendos që balena të mbulohej me rërë në mënyrë që të zbutej sado pak aroma e fortë e prodhuar nga dekompozimi.

Maria Liguori - castel volturno balena

Maria Liguori - castel volturno balena

Temat
Fun

Të afërta