Opinioni publik shqiptar në Maqedoni është shokuar mbrëmë me lajmin e kobshëm të vdekjes së vogëlushit Almir Aliu, disa ditë pas aksidentit të qëllimshëm me makinë, shkaktuar nga një maqedon.
Boban I. pas një zënke për motive të ulëta e humbi arsyen duke goditur qëllimshëm dy prindërit dhe vogëlushin katër vjeçar i cili nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të rënda duke ndërruar jetë.
Kjo ngjarje e përzier me karakterin etnik në sfond ka ngjallur zemërim të madh teksa në rrjete sociale ka nisur një fushatë senzibilizimi të cilës deri tani, i janë bashkangjitur edhe dy fytyra publike.
Bëhet fjalë për reperin Gold AG i cili përmes një postimi ka treguar se po lutet për vogëlushin teksa më i revoltuar ka qenë aktori Xhevdet Jashari që mes tjerash ka shkruar: ‘Kjo nuk durohet’.
Është paraparë që mijëra shqiptarë të marrin pjesë në varrimin e Almirit që fatkeqësisht, ndërpreu rrugëtimin jetësor jashtëzakonisht herët.