Thoni lamtumirë butonit të vjetër në iPhone

Nuk shkon asnjë ditë e vetme që nuk shohim në internet nxjerrje të fotografive dhe detajeve që kanë të bëjnë me celularin e ardhshëm të Apple, iPhone 7.

Këtë herë, shumica e përdoruesve besojnë se Apple do të sjellë një ndryshim të madh me celularin iPhone 7, pasi me modelet e fundit nuk solli ndonjë risi të veçantë.

Sipas detajeve të fundit, iPhone 7 do të ketë një sistem të ri i cili do të simulojë butonin ‘Home’ në fund të celularit me të cilin janë mësuar të gjithë përdoruesit e Apple, transmeton Gazeta Express.

Ky ndryshim do t’i jepte celularit një pamje më të pastër në përgjithësi dhe më të thjeshtë, por një ndryshim të madh në dizajn.

Porti i kufjeve flitet gjithashtu se do të largohet nga iPhone, edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare. Por, zëvendësimi i butonit fizik me një ‘fantazmë’, do të ishte me të vërtetë diçka e re në iPhone.

Temat
Teknologji

Të afërta