Nga anketa e UNDP-së, del se qytetarët janë të kënaqur me punën e Shpend Ahmetit

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media, ka komentuar rezultatet e një ankete të realizuar nga UNDP, në bazë të cilës rezulton se qytetarët e kryeqytetit janë të kënaqur me qeverisjen e kryetarit Shpend Ahmeti.

Në njoftim për media thuhet se sipas analizës së trendit të kënaqshmërisë me pushtetin lokal, del që Prishtina ka një trend pozitiv që është më i lartë për 22.48 pikë, deri sa në vitin 2012 ishte 7.65 kurse në vitin 2015 është 30.13.

Më tej në njoftim thuhet se performanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës është rritur për 5% sa ishte 57.5% në vitin 2012. Performanca e administratës komunale është rritur për 22.2% sa ishte 62.2% në vitin 2012.

“Në raport është matur po ashtu edhe niveli i kënaqshmërisë lidhur me performancën e kryetarëve të komunave, kuvendeve komunale dhe administratës komunale. Performanca e kryetarit të Komunës së Prishtinës është rritur për 11.1% sa ishte 69.9 % në vitin 2012”, thuhet më tej në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta