Në shtator rikthehet rasti ndaj Ramadan Mujës, kërkohet dorëheqja e tij

Procesi ndaj Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, sërish do tu kthehet institucioneve të drejtësisë.

I dënuar me dy vjet burg me kusht, në mars të vitit 2014, procesi ndaj Mujës dhe 5 zyrtarëve të komunës së Prizrenit, për më shumë se dy vjet, është duke u bartur nga një gjykatë në tjetrën, raporton KTV.

Gjykata e Apelit, pas afërsisht dy muajsh, pritet të mbajë një seancë lidhur me këtë rast.

“Rasti Muja tashmë i është dhënë në punë një gjyqtari ndërkombëtar të Gjykatës së Apelit. Shumë shpejt pritet të kompletohet kolegji dhe të caktohet data e seancës së kolegjit. Ne besojmë që seanca e kolegjit penal do të caktohet gjatë muajit shtator të këtij viti”, ka thënë zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari.

E avokati i Mujës, Tomë Gashi, për rastin ndaj klientit të tij, thotë se është përcjellë me vendime të çuditshme dhe veprime kundërthënëse juridike.

Për këtë, ai bënë fajtor misionin evropian në Kosovë, EULEX.

Në anën tjetër, pjesëtarë të shoqërisë civile kërkojnë mobilizim të qytetarëve rreth kërkesës për dorëheqjen e Mujës, para përfundimit të mandatit.

Temat
LajmeVend

Të afërta