Mbretëresha Elizabetë në Skoci pas Brexit: Të qëndrosh i qetë mund të jetë e vështirë

Mbretëresha Elizabetë II e Britanisë së Madhe ka thënë sot para ligjvënësve skocezë se që qëndrosh i qetë në një botë e cila ndryshon kaq shpejt, mund të jetë e vështirë.

Duke folur përderisa edhe formalisht hapi sesionin e pestë të Parlamentit të transferuara skocez, ajo nuk përmendi asgjë rreth votimit të javës së kaluar të Britanisë për të dalë nga BE, një rezultat i cili nxiti druajtje në Skoci, dhe ngjalli thirrje për një referendum tjetër për pavarësi të këtij vendi.

“Të gjithë ne jetojmë dhe punojmë në një botë tejet komplekse dhe kërkuese, ku ngjarjet mund dhe ndodhin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, prandaj ta ruash aftësinë për të qëndruar i qetë dhe të mbledhësh veten mund të jetë e vështirë,” tha monarkia 90 vjeçare, roli i së cilës kërkon paanësi të rreptë publike në çështjet politike./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta