Këto janë formacionet e mundshme të super ndeshjes Gjermani-Itali

Kombëtarja e Gjermanisë është e kompletuar, ndërsa Italia me disa mungesa.

Sfida në mes të Gjermanisë dhe Italisë pritet të jetë njëra nga më të fortat e Euro 2016.

Kjo pasi, Gjermania vjen si favorit i turneut që nga fillimi i Kampionatit Evropian, ndërsa Italia e ka treguar vetën gjatë fazës së grupeve dhe eliminimit të Spanjës në 1\8-tën.

Në këtë ndeshje kombëtarja e Gjermanisë pritet të startoj me formacionin e saj më të mirë, teksa Italia ka disa mungesa të theksuara.

Trajnerit Antonio Conte i duhet të bëjë pa mesfushorët, Antonio Candreva dhe Daniele De Rossi.

Formacionet e mundshme:

Gjermani: Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Hector; Kroos, Khedira; Muller, Ozil, Draxler; Gomez

Itali: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Florenzi, Parolo, Sturaro, Giaccherini, De Sciglio; Eder, Pelle

Itali
italy-gjermani-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta