Kërcënon Hoferi i Austrisë: Nëse BE pranon Turqinë, Austria del nga Unioni

“Nëse BE pranon Turqinë, atëherë Austria do ta braktisë Bashkimin Evropian!”, është kërcënimi i Norbert Hoferit, kandidatit për president të Austrisë.

Pas anulimit të zgjedhjeve për president, Hofer e sheh veten sërish kandidat për të fituar këtë post.

I njohur për politikat ekstremiste ndaj emigrantëve dhe euroskepticizmit, qëndrimi i tij nuk është edhe aq i çuditshëm.

Hofer ka thënë se nëse bëhet president në zgjedhjet e vjeshtës do të mbajë qëndrim të rreptë ndaj BE. /tema/

Temat
BotëLajme

Të afërta