Ja deklarata fantastike e Gareth Bale pas fitoren me Belgjikën

Gareth Bale pasi sonte mposhti belgët me rezultat 3 me 1 për të kaluar në gjysmëfinale, do te ndeshet m me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Bale ka thënë se Uellsi e ka merituar të jetë në gjysmëfinale dhe tashmë ka filluar përgatitjet për përballjen me bashkëlojtarin e tij te Reali.

“Ne luftuam shumë. Mbuluam çdo cep të fushës. Mendoj se e merituam të jemi në gjysmëfinale. Ne besojmë dhe e dimë se çfarë po bëjmë”, ka thënë Bale për BBC, transmeton koha.net.
“Është ndjenjë e pabesueshme. Ne thamë se do të japim çdo gjë për të kaluar tutje. Po e shijojmë këtë rrugëtim dhe shkojmë në gjysmëfinale me besim”.

Temat
BotëSport

Të afërta