Hillary Clinton merret në pyetje nga FBI

Kandidatja demokrate që kandidon për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton është marrë në pyetje nga FBI.

Clinton u pyet për skandalin e email-eve që përmbanin informacion të klasifikuar.

Investigimi nga FBI është konfirmuar nga vet zëdhënësi i Hillary Clinton për fushatën presidenciale.

“Clinton dëshmoi mëngjesin e sotëm në lidhje me çështjen e emaileve, gjatë kohës që ka qenë Sekretare e Shtetit. Ajo është e kënaqur që pati mundësinë të ndihmonte FBI-në në shqyrtimin e kësaj çështje”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Hillary Clinton.

FBI po heton kandidaten për Presidente të SHBA dhe ndihmësit e saj nëse kanë keqpërdorur informacionin e klasifikuar nga një servet privat i email-eve, gjatë kohës që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit në mandatin e parë të administratës Obama.

Temat
BotëLajme

Të afërta