Evra paralajmëron: Duhet të kemi kujdes ndaj Islandës

Patrice Evra kërkon përkushtim maksimal nga bashkëlojtarët e tij në ndeshjen çerekfinale ndaj Islandës.

Shteti i vogël nordik ka qenë befasia më e madhe e Kampionati Evropian.

Islanda ka eliminuar Anglinë në 1/8 e finales dhe tani do të përballet me nikoqirin Francën.

Veterani i skuadrës franceze, Patrice Evra, ka paralajmëruar futbollistët e tjerë francez që duhet të kenë kujdes të madh ndaj islandezëve.

“Ne duhet që të luajmë me kujdes që nga fillimi i ndeshjes dhe mos të lejojmë që ata të na godasin në fillim, pasi që më pas gjërat mund të vështirësohen”.

“U kam thënë edhe lojtarëve tjerë se çdo ndeshje që na pret veç sa shkon e bëhet më e vështirë, pa marrë parasysh kundërshtarin që kemi përballë”, deklaroi 35-vjeçari.
Franca dhe Islanda do të ndeshen të dielën në ‘Stade de France’, në Paris.

evra-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta