Bahtiri: Mos dilni në protestë, nuk dihet kush e ka organizuar (Video)

Të dielën është paralajmëruar një protestë gjithëpopullore në Mitrovicë, kundër bustit të “Car Llazarit” dhe ndërtimit të lagjes së serbëve “Lugina e Diellit”.

Thirrja e protestës u bë në rrjetin social Facebook dhe deri më tash 1,1 mijë persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mirëpo, kryetari i Mitrovicëz, Agim Bahtiri ka thënë se nuk dihet kush e ka organizuar këtë protestë, andaj ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të mos dalin të protestojnë.

Për këtë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka organizuar një konferencë ku u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në protestë për shkak se nuk dihet se kush e ka organizuar atë.

Në Urën e Ibrit qytetarët e Kosovës do të mblidhen për të kundërshtuar shtatoren gjigante të Car Llazarit dhe lagjen e serbëve “Luginën e Diellit”.

Nga 8 mijë të ftuar, 1.1 e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë që po pretendojnë që është gjithë popullore dhe 1.6 mijë kanë pasur interes për ngjarjen./GazetaExpress/


Agim Bahtiri per protesten ne Mitrovice by GazetaExpress

Temat
LajmeVend

Të afërta