Alarmojnë banorët: Pusetët në rrugët e Gjakovës po i rrezikojnë fëmijët (Video)

Një rrugë në fshatin Osek Pasha të Gjakovës është bërë e rrezikshmen për banorët e këtij vendi. Në fakt ata po kanë frikë se fëmijët e tyre mund të besojnë keq në pusetët që janë mbetur hapur në këtë rrugë, të cilët siç thuhet janë lënë hapur nga kompania punë kryese.

“…jam një mërgimtar nga Zvicra, dhe isha një javë në pushim në Fshatin tim të bukur Osek Pasha. ( Gjakovë ) Aty pash një trishtim në ketë Rrugë të asfaltuar para një muaji ku asnjë Kapak të Kanalizimeve nuk e kanë montuar, ku jen të thella Kanalizimet afër 4 Metra është shumë rrezik për këta banor dhe sidomos për fëmijët e kësaj lagje:, ka shkruar një banor në një postim që ka bërë në Facebook, ku edhe ka paraqitur situatën me saj më anë të një video.

Ai ka kërkuar që kjo video të shpërndahet dhe më këtë tu tregohet drejtuesve të komunë se në çfarë gjejnë është kjo rrugë.

“Është një tmerr për Komunën e Gjakovës e cila nuk kontrollon fare punët e kompanive të kryera apo të lera gjysmë, kështu nuk më bën zemra të vi në vendin tim Faleminderit”, ka shkruar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta