Vazhdojnë çmenduritë nga Islanda, presidenti i shtetit ‘ultras’ i Kombëtares (Foto)

Islanda ka qenë historia e madhe e Euro 2016 dhe nuk mbarojnë çudirat nga ky shtet i vogël, që ka habitur Evropën.

Gudhni Johaneson quhet presidenti i ti, i gjashti i këtij vendi, i zgjedhur të shtunën e shkuar, dy ditë para ndeshjes kundër Anglisë.

Megjithatë, në atë takim Johaneson u ul sërish mes tifozëve islandezë në stadium, së bashku me bashkëshorten e vet.

“Ishte një atmosferë e pabesueshme dhe një fitore e jashtëzakonshme. Jam tifoz, ndaj nuk ishte hera e parë që ndiqja kombëtaren në stadium, i veshur me fanellën e saj”.

presedniki-1

Johaneson tregon pse u ul mes tifozëve: “Në fakt, më ofruan një vend te tribuna VIP, pas xhamit, ndoshta me shampanjë. Megjithatë, preferova të isha mes tifozëve, ku ndihet realisht atmosfera.

“Natyrisht, e kuptoj që sapo të emërohem president nuk do kem kaq shumë liri, por nuk kam nisur ende punë zyrtarisht dhe jam ende i lirë të sillem si një tifoz i thjeshtë, të përqafoj njerëz që nuk i njoh, të festoj e të qaj nga gëzimi”.

Të dielën Islanda luan kundër Francës dhe presidenti islandez me shumë mundësi do të jetë sërish mes tifozëve, në rast se nuk e ndalojnë forcat e sigurisë në stadium.

Temat
BotëSport

Të afërta