U ble për 25 topa, u shit për 35 milionë euro, u bë yll në Euro 2016

Renato Sanches është lojtari që ka zënë ballinat e medieve të njohura sportive, pas paraqitjes fantastike në fitoren e Portugalisë ndaj Polonisë pas ekzekutimit të penalltive.

18 vjeçari që për herë të parë u paraqit për Portugalin nga minuta e parë e ndeshjes, arriti që me një gol të bukur të barazoi në 1:1 rezultatin.

Talenti portugez i saktë u tregua edhe nga pika e penalltisë, për të përzgjedhur si lojtari i ndeshjes nga UEFA në fund të ndeshjes.

Por, skuadra që ka përfituar me Sanchesin është ajo e Benfikas, që e ka blerë për 750 euro dhe 25 topa nga Aguias se Musgueira, për ta shitur për 35 milionë euro te Bayern Munich./Indeksonline/

renato sanches

Temat
BotëSport

Të afërta