Tomislav Nikoliq: Serbia e ka prioritet që mos ta njohë Kosovën

Objektivat e Serbisë janë paqja, stabiliteti, mos-njohja e pavarësisë së shtetit të Kosovës, ruajtja e popullatës dhe e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë si dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë e ka bërë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq duke folur në ceremoninë e diplomimit të Shkollës Kombëtare të Mbrojtjes.

Përveç se ka thënë se prioritet Serbia e ka mosnjohjen e Kosovës dhe integrimin në BE, Nikoliq është shprehur se Serbia do ta vazhdojë rrugën për në BE, pavarësisht vendimit të Britanisë së Madhe për tu larguar nga unioni.

“Vendimi i marrë nga Britania e Madhe, një anëtare shumë e fuqishme e BE-së për tu larguar nga kjo organizatë, duhet të analizohet. Duke i ndjekur interesat tona ne do të vazhdojmë ta organizojmë vendin tonë në përputhje me standardet më të larta evropiane”, ka thënë Nikoliq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Nëse Serbia kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës për tu pranuar si anëtare e BE-së, sipas Nikoloqit, BE-ja nuk e do Serbinë në gjirin e saj.

Temat
LajmeVend

Të afërta