Sot, 40 vjetori i gjigantit “Apple”

Sot kompania gjigante Amerikane, Apple feston 40 vjetorin e krijimit të saj, që konsiston me shpikjen e kompjuterit të parë të kësaj kompanie, i quajtur “Apple 1”.

Ai një motherboard primitive le të themi, u prodhua në 1976 fillimisht në 200 copë dhe kushtonte 666,66 dollarë, por theksojmë se sot koleksionistët paguajnë shifra marramendëse për të patur një të tillë.

Në vitin 2010 një kopje perfekte e këtij kompjuteri u shit 157 245 euro , në 2012 një kopje tjetër u shit 374 000 dollarë dhe dy vite më pas u shit një tjetër me vlerë 905 000 dollarë.

Këtë kompjuter e krijuan në një garazh në Los Altos, Kaliforni, inxhinierët elektronikë, Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.

apple

Temat
Teknologji

Të afërta