Sipas Hashim Thaçit kanë mbetur veç edhe dy ditë për ratifikimin e Demarkacionit

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kur çështja e demarkacionit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën vendin ynë mund të “ndëshkohet” për të ardhmen evropiane. Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Ai në një intervistë televizive dhënë me 23 qershor, ka deklaruar se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi duhet të ratifikohet brenda dhjetë ditësh, transmeton Indeksonline.

“Parlamenti i Kosovës duhet të votojë në 10 ditshin e ardhshëm, para se të shkojmë në pushim sepse mund të vonohemi shumë dhe mund të humbim hapin me një çmim të jashtëzakonshëm të shtetit për të ardhmen evropiane”, tha ai për media.

Ndërsa partitë e koalicioni qeverisës (LDK-PDK) ende nuk e kanë dërguar për procedim në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Kjo është konfirmuar edhe nga vet sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi. Ai në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” ka thënë se ende nuk ka diçka të re në këtë drejtim.

Kësisoj, ratifikimi i kësaj marrëveshje është duke u konsideruar si sfida më e vështirë e kapërcyeshme, pasi që opozita ka paralajmëruar kundërshtim e kësaj marrëveshje me të gjitha format e mundshme.

Ndërsa kohëve të fundit kanë dal hapur edhe disa deputetët të koalicionit të cilën kanë shprehur dyshime për këtë çështje.

Ishte edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili deklaroi se kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashtë kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë Grabovci.

Temat
LajmeVend

Të afërta