Risia e Google, tani ju tregon gjithçka që di për ju

Google ka lançuar së fundmi një site të ri që tregon gjithçka që di për përdoruesit e saj.

Faqja e re “My Activity” mbledh të gjitha të dhënat që Google ka grumbulluar për përdoruesit e saj.

Të dhënat tuaja të mbledhura nga Google, varen nga parametrat e caktuar nga ju, që përfshijnë një listë të plotë të faqeve të internetit që keni vizituar dhe gjërat që keni bërë me telefonin tuaj.

Google edhe më parë, ka lejuar përdoruesit e saj që të shoh të dhënat që kjo kompani mbledh, por tani kjo faqe mbledh të gjitha në një vend.

Faqja e re shfaq një katalog të plotë të faqeve të vizituara, gjërat që keni kërkuar dhe aktivitetet e tjera, në Google search, Youtube dhe Android, të grupuara sipas kohës.

Temat
Teknologji

Të afërta