Prokuroria merr informata për veteranët (Video)

Prokuroria e Kosovës ka filluar grumbullimin e informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për hetime në listat e veteranëve.

Kjo ngase, që disa parti politike dhe shoqata të veteranëve kanë kërkuar që listat të verifikohen, pasi që numri prej më shumë se 46 mijë veteranëve pretendohet se nuk është i saktë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka deklaruar për Tribuna Channel se janë të gatshëm të ndihmojnë prokurorinë me informata sa i përket veteranëve.

Ndërsa, Prokuroria e Shteti shpjegon se pas mbledhjes së informatave do të përcaktohet nëse fakte për ndjekje penale për personat përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës.

Temat
LajmeVend

Të afërta