Presidenti filipinas qytetarëve: Vriteni njerëzit e varur nga droga

Presidenti i sapo zgjedhur i Filipineve, Rodrigo Duterte, u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që t’iu bashkohen atij në luftimin e krimit, madje duke u bërë thirrje atyre që t’i vrasin trafikuesit dhe varësit e drogës.

Duterte i fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar, pasi udhëhoqi një fushatë të pamëshirshme kundër krimit.

“Ata bijtë e bushtrave janë duke i shkatërruar fëmijët tonë. Ju paralajmëroj, mos iu futni kësaj punë [drogës], edhe nëse jeni policë, sepse do t’iu vras më të vërtetë,’ tha shefi i shtetit para publikut.

“Nëse e njihni ndonjë varës [të drogës], kapni dhe vriteni ata vetë, sepse t’i detyrosh prindërit e tyre ta bëjë një gjë të tillë do të jetë shumë e dhimbshme,” përfundoi ai.

Rodrigo Duterte

Temat
BotëLajme

Të afërta