Përsëri shtyhet seanca për Azem Sylën

Seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla është shtyrë për datën 11 korrik. ​

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tom Gashi përmes një postimi në Facebook.

Këto seanca ishin paraparë të mbaheshin më 6, 7 dhe 8 korrik.

Azem Syla, bashkë me 51 persona të tjerë, dyshohen për veprat penale: krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe dhënie e marrje ryshfeti.

Gashi gjithashtu ka thënë se EULEX-i vazhdon të mos i dorëzojë lëndët te prokurorët dhe gjyqtarët vendor, për shkak të mos besimit.

Lexo edhe: Rasti i Azem Sylës: Arrestohen 2 serbë dhe një shqiptarë për shitblerje tokash

“EULEX-i prapë me praktikën e njëjtë të muajve të fundit, tani përsëri i shtynë seancat e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve edhe për datën 11 korrik 2016.

EULEX-i vazhdon të mos i dorëzojë lëndët tek prokurorët dhe gjyqtarët vendor, ngase atyre nuk iu beson, ndërsa vetë që dy muaj nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë rast por vazhdon ta dënojë Azem Sylen dhe të tjerët duke i mbajtur në paraburgim”, ka shkruar Gashi.

Temat
LajmeVend

Të afërta