Përleshje e dhunshme mes dasmorëve dhe disa banorëve (Video)

Në Varash të Ukrainës, është filmuar një rrahje që ka ndodhur mes dasmorëve që po ktheheshin nga një ceremoni martesore dhe një grupi të banorëve.
Në videon e regjistruar nga ballkoni, shihen disa burra me këmisha të bardha, që e rrahin brutalisht një njeri, transmeton Telegrafi.

Më pas një grup dalin nga vetura e zezë që ende ka fjongot, dhe fillojnë të përleshen me disa banorë që ndodhen aty.

Nuk bëhen të ditura motivet, por dyshohet se të përfshirët në përleshje janë dy grupe rivale.

Policia është duke bërë ekzaminimin e videos, për të zbuluar iniciatorët e rrahjes masive.

Temat
Fun

Të afërta