Kjo është skuadra e re e Mustafit

Shkodran Mustafi do të përfundojë te Juventus gjatë verës.

Kështu shkruajnë mediat italiane, që konfirmojnë objektivin bardhezi të quajtur Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar iu pëlqen shumë drejtuesve të kampionit të Italisë, të cilët do ta nisin ofertën zyrtare drejt Valencias pas përfundimit të “Euro 2016”.

Mbrojtësi e mirëpret rikthimin në Serie A, aty ku shpërtheu si futbollist nën fanellën e Sampdorias.

Ndryshe, Mustafi ishte shqiptari i parë që shënoi gol në “Euro 2016”, pas rrjetës ndaj Ukrainës.

Sampdoria

Mustafi

Temat
BotëSport

Të afërta