Ish-zonja e parë franceze: Do t’ia pres fytin dhe veshët burrit nëse më tradhton

Ish-zonja parë thotë se ‘do të ja priste burrit fytin dhe veshtë’ po që se e zë duke tradhtuar.

Carla Bruni ka thënë se ‘do të ja priste Nicolas Sarkozyt fytin dhe veshtë’, po që e se e zë duke e tradhtuar.

Gjatë një interviste, 48-vjeçarja është shprehur me mahi, se çfarë do të ndodhte, po që se burri saj 61-vjeçar do të tregohej i pabesë.

Francezja me prejardhje italiania, e cila u martua më 2008 me presidentin e vendit, vetëm tetë muaj pasi ai u nda nga gruaja Cecialia, ka thënë se tradhtia është e ‘rrezikshme’.

Modelja dhe këngëtarja për magazinën Elle ka thënë se “Do të bëja gjëra të paparashikuara, siç është prerja e fytit dhe veshëve, derisa ai është duke fjetur”.

“Tradhtia duhet të parandalohet, sepse është e rrezikshme dhe të dërgon automatikisht në rrugën e ndarjes. Pse të martohet dikush, nëse ende ka ëndrra dhe dëshira tjera. Të zgjidhet mirë, e më pas të bëhet betimi për jetë të përbashkët.”

Ndryshe, republikani i krahut të djathtë Sarcozy, është duke punuar intensivisht, që të rikthehet në krye Francës në zgjedhjet që zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

Temat
Showbiz

Të afërta