Erdogan pas lutjeve të së premtes: Xhihadistët do të digjen në ferr

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se të ashtuquajturit luftëtarë të Shtetit Islamik do “digjen në ferr”.

I bindur se ISIS është përgjegjës për sulmin në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, nga i cili u vranë 44 persona, ndërsa gati 250 të tjerë u plagosën, Erdogan, pas lutjeve të së premtes, ditë e cila për myslimanët është ditë e madhe, tha se ekstremistët që kryejnë punën e tyre “në emër të Islamit, ajo aspak nuk ka të bëjë me fenë”, raporton AP, transmeton Indeksonline.

“Ata nuk kanë asgjë të bëjë me Islamin, dhe vendi i tyre është në ferr,” tha presidenti turk.

Erdogan i kujtoi se në sulmin që ndodhi në aeroport kishte “viktimave të njerëzve të pafajshëm, fëmijë, gra, dhe njërëz të moshuar … të cilët udhëtonin pa dijeni se do përballeshin me vdekjen”, duke shtuar se “askush nuk ka të drejtë që vret njerëz”.

Temat
BotëLajme

Të afërta