Duan fanella për të dielën, por nuk kanë ardhur ende

Të dielën Islanda do të luajë ndaj Francës në ndeshjen historike për ta, pas kualifikimit në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Mijëra tifozë ndodhen në Francë, por pas fitores ndaj Anglisë, mijëra të tjerë janë duke u bërë gati për të ‘pushtuar’ qytetin ku do të luhet ndeshja.

Mirëpo, ata kanë hasur sot në një problem, pasi në tërë Islandën, nuk ka fanella të Kombëtares së tyre.

Dhjetëra sosh kanë pritur me orë të tëra në radhë, ndërsa janë zhgënjyer kur pronari i një dyqani i ka lajmëruar se deri sonte vonë nuk arrin kamioni me fanella.

“Pa një fanellë nuk kam pse nisem për Paris”, thoshte Brynjar, një tifoz që kishte vendosur të udhëtonte në Francë.

“Kamioni ka pasur një problem dhe ka ngelur në Itali, ju premtoj se sonte do të arrijnë fanellat”, ju thoshte Olafsson, menaxher i një dyqani në Islandë.

fanellat-22-780x439

Temat
Showbiz

Të afërta