Cristiano-Irina, e pabesueshme çfarë ka ndodhur mbrëmë (VIDEO)

Ish-partnerja e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk, e ka lënë një mesazh për portugezin mbrëmë në “Instagram”.

Në momentin kur Ronaldo dhe Portugalia e tij ishin duke i goditur penalltitë në çerekfinalen ndaj Polonisë, Shayk ka postuar diçka interesante në Instagram.

“Unë nuk po mendoj për ju. Kjo është e gjitha”, ka shkruar Irina, në një video ku e ka shfaqur një mace të zezë.

Sigurisht, mesazhi mund të mos ketë asnjë lidhje me Ronaldon, por të paktën koha e postimit aludon në një gjë të tillë.

Ju kujtojmë që çifti i famshëm ishte ndarë në vitin 2015, pas një lidhje 5-vjeçare.

Shkak besohet të ketë qenë përkushtimi i vogël i Cristianos ndaj Irinës, për shkak të kohës së pamjaftueshme.

# 💅 I ain't thinking 'bout you #that's all

A video posted by irinashayk (@irinashayk) on

Temat
Showbiz

Të afërta