Çifti bërtet ‘Allahu Akbar’ dhe ther me thikë francezin

Policia franceze është duke e hetuar një rast pasi një punëtor humanitar francez ka thënë se është sulmuar me thikë dhe sëpatë nga një çift i cili kishte bërtitur “Allahu Akbar”.

BBC njofton se incidenti ka ndodhur në kuzhinë në Montreuil, në lindje të Parisit, përcjell Gazeta Express.

Francezi tha se ka qenë në gjendje t’iu shmanget sëpatës por se ishte therur më thikë në stomakë, sipas një deklarate të prokurorëve.

Gjendja e tij nuk është serioze.

Viktima iu ka thënë hetuesve se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar”, që do të thotë “Zoti është më i madhi” para se të ikte.

89976569-89976568_1467373278-3982561

Temat
BotëLajme

Të afërta