Busti i Hillary Clinton-it, mediat e huaja tallen me Sarandën

Në qytetin e Sarandës është miratuar ditën e sotme, me aprovimin e kryebashkiakes së këtij qyteti, ngritja e bustit të kandidates për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton. Ky bust do të vendoset në bulevardin kryesor të qytetit, në të cilin shëtisin mijëra njerëz çdo verë dhe jo vetëm.

Lajmi ka vajtur deri në Rusi dhe mediat ruse nuk e kanë kursyer ironinë për këtë veprim të shqiptarëve.

“Zgjedhjet në SHBA janë akoma disa muaj larg, por një qytet në Shqipëri ka vendosur të ngrejë një monument për Hillary Clinton. Shqiptarët kanë ngritur statuja për presidentë amerikanë, por kjo është hera e parë që i ngrihet statujë një kandidati për president”, – ironizon RT.

Që ne shqiptarët kemi rritur çmimin e kafes në një lokal të thjeshtë në Krujë, ku ka qëndruar i ulur ish presidenti amerikan George W. Bush, kjo edhe mund të kuptohet, duke marrë parasysh edhe nivelin e jetesës e shumë faktorë të tjerë të zonës, por që një vendim i tillë të merret nga një kryebashkiake, kjo gjë ka shumë të pikëpyetje.

Çfarë lidhje ka kjo zonjë e nderuar, kandidate për kreun e Shtëpisë së Bardhë, me vendin tonë? A mos vallë ka vizituar ndonjëherë Sarandën?

As vetë kryebashkiakja e Sarandës nuk e ka justifikuar këtë vendim të sajin dhe të këshillit bashkiak të këtij qyteti, megjithatë, ne shumë mirë mund të dyshojmë e të aludojmë, se ndoshta, në rast se kandidatja amerikane arrin të fitojë këto zgjedhje, Saranda mbase do të nisë të ndihet “e privilegjuar” ndër qytetet shqiptare.

Ku i dihet, me këtë rast mbase edhe ato shumë probleme që vijon të ketë ky qytet, të cilave për momentin iu është “mbyllur goja” dhe po mbështesin kalimin e fondeve në ndërtimin e bustit të kandidates amerikane, mbase një ditë arrijnë të zgjidhen.

Temat
LajmeRajon

Të afërta