Arrestohet banda e shqiptarëve, sekuestrohen mbi 300 mijë euro mallra të vjedhur (Video)

Një bandë shqiptarësh është shkatërruar nga policia italiane e Borgo San Dalmazzo-s dhe Cuneo-s, ndërsa 14 persona janë vënë në pranga, nga 19 deri në 37-vjeç, shkruajnë sot mediat italiane.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, akuzohen për vjedhje, grabitje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe shfrytëzim prostitucioni.

Policia ka sekuestruar mallra të vjedhur me vlerë më shumë se 300.000 euro, mes të cilave 9 makine dhe ora të shtrenjta.

Operacioni i arrestimit të shqiptarëve është quajtur “Alba bianca” (Agimi i bardhë) pasi vjedhje e grabitjet zhvilloheshin gjithmonë gjatë agimit.

Raportohet se preja e preferuar e bandës kanë qenë vendpushimet në zonën e Piemonte-s e Valle d’Aosta-s, shkruan Syri.net

Temat
LajmeRajon

Të afërta