A e dini se kush i këndoi “BonBon” para Era Istrefit!? (Video)

Era Istrefi po bën nam me këngën “BonBon”.

Kjo e fundit tashmë ka marrë mbi 85 milionë klikime në YouTube.

Madje, këngëtarja e ka sjell edhe në versionin anglisht këngën pas bashkëpunimit me produksionin botëror, Ultra Music.

Por, shtrohet pyetja se a e keni ditur se “Bon Bonit” i ka kënduar një këngëtare tjetër, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për valltaren Donjeta Kosumin, e njohur si Kallashi, e cila këtë këngë e ka publikuar në vitin 2015.

Kujtojmë se Era hitin botëror e ka publikuar gjatë këtij viti dhe aktualisht po pushton top listat botërore.

Temat
Showbiz

Të afërta