Vjet e vodhën xhaminë, sivjet u arrestuan

Dy persona nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi një vit më parë kishin vjedhur rreth 400 euro, para të besimtarëve në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, në Prizren.

Sipas Policisë, më datën 27 korrik të vitit të kaluar, të dyshuar të panjohur, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, kishin thyer dyer e kasaforta të metalta dhe kishin vjedhur rreth 400 euro para të besimtarëve.

“Në atë kohë policia kishte kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kishte filluar me hetimin e rastit. Ndërkaq dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistës është kuptuar në detale se si ka ndodhur vjedhja nga objekti fetar”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, për rrjedhën e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Temat
LajmeVend

Të afërta