Ushtria turke ka neutralizuar dy sirianë që planifikonin sulme terroriste

Forcat kufitare të Turqisë kanë neutralizuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH gjatë tentativës për të hyrë ilegalisht nga Siria në Turqi, ndërsa shërbimet e inteligjencës kanë marrë informacione se njëri prej tyre ka planifikuar të kryejë sulm terrorist me bombë në Ankara apo në Adana.

Burime anonime ushtarake për AA theksuan se forcat kufitare turke më 25 qershor neutralizuan dy persona të cilët tentuan nga Siria të hyjnë në Turqi dhe me këtë rast refuzuan të përfillin paralajmërimet e shërbimeve kufitare, duke tentuar që të largohen.

Hetimi shtesë i shërbimeve inteligjente vërtetoi se bëhet fjalë për dy shtetasit sirianë Muhammed Arab dhe Muhanad Khaled, të cilët kanë patur kontakte me pjesëtarin e DAESH-it Mustaf Demir, i njohur nën emrin e koduar “Ebu Ali”.

Tek Muhammed Arab është gjetur bileta e avionit për fluturimin nga Damasku në Kamisli me datë 21 qershor.

Burimet e shërbimeve të inteligjencës pohojnë se Arab kishte planifikuar që të kryejë sulm vetëvrasës me bombë në Ankara apo Adana.

Temat
BotëLajme

Të afërta