UEFA: Asnjë minutë heshtje për viktimat e Stambollit në Euro 2016

Çerek-finalistët në Kampionatin Evropian 2016 nuk do të mbajnë një minutë heshtje për viktimat në sulmin vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit sepse UEFA nuk mendon që tragjedia ka ndonjë lidhje me futbollin apo këtë turne madhështor.

UEFA ka thënë për ‘Associated Press’ që mbanë ceremoni të tilla kur tragjeditë janë të lidhura direkt me futbollin ose kur ndonjë vend apo skuadër është i lidhur me të, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Turqia ka qenë pjesë e fazave grupore, por nuk ia doli për të siguruar një pozitë në ndeshjet eliminuese si njëra nga katër skuadrat më të mira në vendet e treta.

Tre terroristë hapën zjarr dhe kryen sulm vetëvrasës me bombë të martën në aeroportin e tretë më të ngarkuar në Evropë duke vrarë kështu 41 njerëz dhe duke lënë të lënduar qindra të tjerë.

Turqi

Temat
Sport

Të afërta