SKANDAL: Harrojeni Anjeza Shabanin, këta janë prindërit “monstra” të Tiranës (VIDEO)

Pas publikimit të skandalit të dhunës që ushtrohej në kopshtin “Diren” ndaj fëmijëve të vegjël nga Anjeza Shabani dhe Elona Turdiu, shumë prindër të njohur dhe qytetarë të thjeshtë reaguan ashpër, duke thënë se nëse do t’i ndodhte një gjë e tillë fëmijëve të tyre nuk do të përmbaheshin.

Mirëpo sa të përgjegjshëm janë në të vërtetë prindërit në Shqipëri? Pamjet e videos së mëposhtme flasin vetë. Pikërisht para dy orësh në rrugën e Dibrës, raportuesit e Jetaoshqef.al vunë re këtë rast skandaloz. Një fëmije që s’mund të ketë më shumë se 3 vjeç, po i rrezikohej jeta pikërisht nga prindërit e saj.

” Kjo gruja ishte e papare kishte shum reflekse dy here desh i ra nga dora goca e vogel e kapi direkt bravoo….”, ka thënë raportuesi, duke e ironizuar papërgjegjshmërinë e dy prindërve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta