Sheshi i Bujanocit, nga sot quhet “Skënderbeu” e jo më “Karaxhorgje Petroviq”

Kuvendi komunal i Bujanocit gjatë seancës së sotme, me shumicë votash ka ndryshuar emrin e sheshit kryesor të Bujanocit me shumicë shqiptare nga “Karaxhorgje Petroviq” në “SKËDNERBEU”.

Propozimi i emërtimit të sheshit të Bujanocit, u votua me 22 vota pro, dhe 14 kundër, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Propozimi për emërtimin e sheshit doli nga kryetari i kuvendit komunal, Jonuz Musliu, që është edhe ish-drejtor politik i SHP te UCPMB-së i mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, theksoi se kjo është konform shumicës se popullatë në qytetin e tyre dhe barazi mbi gjitha për zhvillimin e komunës së Bujanocit.

“Krejt normale është që në një mjedis me shumicë shqiptare që sheshi ynë në Bujanoc të quhet “Skënderbeu” që duket se jemi vonuar, megjithëse pa fajin tonë, meqë në Luginën e Preshevës ende ka pasur elemente të regjimit të Milosheviqit”, ka deklaruar Musliu, kryetar i KKSH-së.

Pwr kwtw vendim pwrveq partive nw pushtetin lokal ishte edhe opozita shqiptare (PD e Nagip Arifit) dhe të tjera.

Do përkujtuar se para katër muajsh (3 mars) të këtij viti ishin venë tregues në sheshin kryesor me emërtimet e aprovuara atëherë në te ashtuquajturin “sheshi paqes i Karaxhorgjit”

Vendimi i kuvendit komunal për emrin e ri të sheshit “Skënderbeu” në Bujanoc do të shkoj si njoftim edhe ministrisë përkatëse në Beograd.

Temat
LajmeVend

Të afërta